75 Mall Live Search
20:54 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / Z S

BE inauguron Sallën e re Sportive në Zveçan – investim prej2.5 milionë eurosh për rininë dhe komunitetin lokal

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, mori pjesë në inaugurimin e Sallës së re Sportive në Zveçan, njëinvestim prej afro 2.5 milionë eurosh i financuar nga fondet e BE-së.

Ambasadori u prit nga Kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, stafi komunal dhe anëtarë të klubevesportive lokale. Para inaugurimit, Kryetari nënshkroi Protokolline Dorëzimit.

E projektuar për basketboll, hendboll, volejboll dhe futsall, sidhe sporte të tjera, salla përfshin fushën sportive, dhomat e zhveshjes, hapësira ndihmëse dhe tribuna me kapacitet deri në640 persona, si dhe infrastrukturë mbështetëse përreth objektit. Investimi i BE-së përfshiu gjithashtu edhe pajisje sportive.

Duke iu drejtuar të rinjve dhe të pranishmëve, Ambasadori Oravtheksoi se kjo sallë është më shumë se një ndërtesë moderne.

“Kjo është një ditë shumë e lumtur sot, pasi pas një kohe mjaft tëgjatë më në fund po arrijmë të inaugurojmë këtë sallë sportive këtu në Zveçan. Bashkimi Evropian është donatori më i madh nëKosovë, prandaj ne investojmë në shumë fusha – nëinfrastrukturë, por edhe në reformat për Kosovën. Hapja e kësajsalle sportive sot besoj se do t’i gëzojë shumë njerëz këtu nëZveçan, si dhe në komunat përreth, dhe shpresoj shumë që ajo do të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë.” ka thënëAmbasadori.

Nga ana e tij, kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq e ka falendëruar BE-në për këtë përkrahje kaq të domosdoshme përtë rinjtë e komunës që ai përfaqëson.

“Falë mjeteve të Bashkimit Evropian, të rinjtë tanë, sportistëttanë dhe njerëzit tanë do ta kenë në dispozicion këtë objektmadhështor sportiv për përdorim. Jo vetëm për t’u marrë me sport, por edhe për rekreacion. Shpresoj që kjo do të jetë njëqendër e re, një shtëpi e re për tubimin e të rinjve tanë.” ka thënë Milloviq.

Me dorëzimin zyrtar, Komuna e Zveçanit merr përgjegjësinë përmenaxhimin e sallës, me angazhimin që ajo të shfrytëzohet nëmënyrë gjithëpërfshirëse dhe në dobi të të rinjve dhekomunitetit.

Salla e re sportive u ofron të rinjve të Zveçanit një hapësirëmoderne dhe të pajisur plotësisht për aktivitete sportive, zhvillim të talenteve dhe promovim të bashkëpunimit dhefrymës së ekipit./Indeksonline/