75 Mall Live Search
08:14 / E Enjte, 05 Mars 2026 / G T

Rregulli i tetë sekondëshit nuk “vlen” për Arsenalin, tifozët e Brightonit të revoltuar me atë që ndodhi mbrëmë

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore minimale 0:1 ndaj Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Shumë raste të diskutueshme ishin mbrëmë, shkruan Indeksonline

Dhe të gjitha këto raste ishin në të mirë të skuadrës vendëse, por që gjyqtari nuk i përfilli ato.

Në një rast u kërkua penallti, kurse në rastin tjetër, portieri Raya mbante topin në dorë më gjatë se tetë sekonda – që s’lejohet me rregulla të reja.

Edhe trajneri i Brightonit u deklarua pas ndeshjes, se e vetmja skuadër që tentoi të luante futboll mbrëmë ishte pikërisht Brightoni./Indeksonline/