75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 05 Mars 2026 / F.R

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luftës

Në Komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Pas zbulimit, mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë dhe analizës së ADN-së, me qëllim të identifikimit të viktimës.

“Rahovec 1998-1999. NN. Lidhur me rastin njësia kompetente policore ka filluar gërmimet ku gjatë gërmimeve janë hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për autopsi dhe analizën e ADN-së”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.