75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 05 Mars 2026 / G T

“Të gjithë ishin kundër nesh këtë sezon”, Bernardo Silva për një penallti të padhënë: Për mua ishte…!

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë barazoi 2:2 ndaj Nottingham Forestit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Gjatë ndeshjes, skuadra vendëse u dëmtua disa herë, kështu thonë edhe futbollistët, shkruan Indeksonline

Erling Haaland dhe Rodri kërkuan penallti, por gjyqtari dhe VAR-i nuk menduan njësoj.

Bernardo Silva, kapiteni i Cityt mbrëmë tha se një rast i Erling Haalandit duhej të ishte 11-metërsh.

Ai poashtu tha se të gjithë ishin kundër tyre këtë sezon.

“Të gjithë, kanë qenë kundër nesh këtë sezon. Ky është realiteti.

Image

“Për mua ishte penallti. Disa mund të kenë një mendim tjetër. Çfarë mund të bëjë Erling Haaland? Siç thashë, jemi mësuar me të. E dimë se si funksionon”, u shpreh Silva për TNT Sports.

Kujtojmë që tani skuadra e Pep Guardiolas ka mbetur shtatë pikë mbrapa liderit, Arsenal./Indeksonline/

Image