Dronët iranianë godasin Azerbajxhanin për herë të parë
Raketa dhe dronë që fluturuan nga drejtimi i Iranit ranë sot në zonën e aeroportit në enklavën azerbajxhanase të Nakhichevanit dhe rrethinat e saj, konfirmoi për Reutersin një burim pranë Qeverisë së Azerbajxhanit.
Sipas të njëjtit burim, pas incidentit shpërtheu një zjarr dhe autoritetet pritet të lëshojnë një deklaratë zyrtare së shpejti. Ende nuk është e qartë saktësisht se sa raketa dhe/ose dronë ranë në zonë.
Sipas raporteve fillestare, dy persona u plagosën në një sulm me dron në zonën e aeroportit. Një dron tjetër ra jo shumë larg një shkolle.
Aeroporti ndodhet rreth 10 kilometra larg kufirit me Iranin.
Nakhçivani është një enklavë azerbajxhanase e ndarë nga pjesa tjetër e vendit nga territori i Armenisë dhe kufizohet me Iranin dhe Turqinë./Indeksonline/
Video of Iranian drone hitting the Nakhchivan airport in Azerbaijan. pic.twitter.com/hlLIC0MiZy
— WarMonitor🇺🇦🇬🇧 (@WarMonitor3) March 5, 2026

