75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 05 Mars 2026 / F.R

Meloni: Italia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në shtete të Gjirit

Kryeministrja Giorgia Meloni, tha të enjten se Italia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në shtete të Gjirit që po sulmohen nga Irani si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.

“Sikurse Britania e Madhe, Franca e Gjermania, edhe Italia synon të dërgojë ndihmë në vende të Gjirit”, tha Meloni për radio RTL.

“Po flasim për mbrojtje, mbrojtje ajrore, jo vetëm pse janë vende mike, por edhe sepse janë me dhjetëra italianë në atë zonë dhe mbi 2 mijë ushtarë që duhet t’i mbrojmë dhe Gjiri është vital për furnizime”, deklaroi më tej kryeministrja italiane.