75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 05 Mars 2026 / G T

Gjysmë-milioni, kjo është makina e Mario Mitaj në Arabinë Saudite

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj në stërvitjen e fundit në Al Ittihad u paraqit me një super makinë.

Mitaj shkoi në stërvitje me Ferrarin e tij, të cilin e publikoi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Image

Kjo makinë kap vlerën e 619 mijë dollarëve.

Ferrari i tipit SF90 i vitit 2023 tani është në dispozicion për gjysmë-milioni.

Kujtojmë që futbollisti shqiptar ka një pagë prej 1.5 milionë eurove në vit te skuadra arabe./Indeksonline/