Kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës
Llapi është skuadra e fundit e cila ka prekur gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Podujeva sot e eliminoi Malishevën ku e mposhti në penallti, pasi koha e rregullt mbaroi me barazim 1-1, ndërsa Malisheva kaloi në epërsi në extra-time, por Llapi nuk u dorëzua dhe shënoi përsëri në sekondat e fundit, shkruan IndeksOnline.
Në ekzekutimin e penalltive futbollistët e Llapit shënuan katër herë derisa ata të Malishevës dy herë.
Llapi kësisoj bashkohet me skuadrat e tjera gjysmëfinaliste, Ballkanin, Ferizajin dhe Dukagjinin./IndeksOnline/

