75 Mall Live Search
19:06 / E Enjte, 05 Mars 2026 / B XH

“Vakum kushtetues”, Kadri Kryeziu komenton zhvillimet e reja rreth Presidentit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar zhvillimet e fundit pasi presidentja Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kryeziu tha se Kushtetuta parasheh situata normale për zgjedhjen e presidentit.

“Kushtetuta i parasheh situatat normale, situatat normale janë që duhet të mbahet një takim i parlamentit, seancë plenare në të cilën duhet të jenë minimum dy kandidatë, që nënkupton nëse i merr 80 vota kandidati i parë me herën e parë bëhet president”, ka deklaruar mes tjerash ai, njofton Klankosova.tv.

Kryeziu vlerësoi se situata aktuale paraqet një vakum kushtetues.

“Në këtë situatë, ka vakum kushtetues, për herë të parë është duke ndodhur, nuk ka asnjë akt normativ se çka ndodhë. Procedura zyrtare për kandidat për president konsiderohet e pëmbyllur kur një kandidat i merr 30 nënshkrime, çdo procedurë tjetër nuk është kandidaturë ”, shtoi ai.