Juela debaton me Selin: Me sa fytyrë e ke ftuar Mirin në dasmë?
Edhe pse në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” sonte do të ketë dasmë, debatet nuk kanë ndaluar. Një debat ka ndodhur mes Selin dhe Juelës, ku kjo e fundit i është drejtuar banores duke i thënë se si ka mundësi që është kaq falso dhe me sa fytyrë e ftoi Mirin në dasmë.
Ndërkohë Selin i është përgjigjur se Mirin në dasmë nuk e ka ftuar ajo, por Gimbo.
Juela: Ua, çfarë falsiteti, të betohem.
Juela: Si ka mundësi që je kaq falso, moj Selin!
Selin: Pse, moj Juela, çfarë bëra që më thua falso?
Juela: Me sa fytyrë e ke ftuar Mirin në dasmë?
Selin: S’e kam ftuar unë, e ka ftuar Gimbo.
Juela: Normal, do përdorësh Gimbon ti për të ftuar Mirin.
Selin: Unë doja të ftoja çdo njeri që është në shtëpi.
Juela: Njeriun që ti je dashuruar, normal do përdorësh atë (Gimbon).
Selin: A ti je injorante, moj motër?
Juela: Si nuk e kupton, more Gimbo? Ti je fiks një nga ato vajzat që përdor këtë djalë që ka ndjenja për të ndërtuar një histori fake dhe për të ftuar Mirin në dasmë. Ti që e ke ofenduar Mirin, Miri që të ka bërë këto lloj shikimesh. Kanë ardhur 1000 sinjale për ty, video e babait tënd, vëllait tënd, dhe ti ke fytyrë nëpërmjet Gimbos. Ky i shkreti ka vendosur firmën aty, por ky nuk e do Mirin në dasmë dhe ti e ke ftuar Mirin në dasmë. Me sa mend dhe fytyrë ti, Selin, krevati e fton Mirin në dasmë.

