Abdixhiku “bllokohet” nga gazetarët në Kuvend, nuk komenton zhvillimet e fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është nisur drejt sallës së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të nis pas pak seanca plenare për votimin e ndryshimeve kushtetuese, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, gjatë hyrjes së tij në Kuvend, ai është ndaluar nga gazetarët, por nuk ka pranuar të deklarohet për zhvillimet e fundit politike.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Seanca plenare besohet se është thirrur për në orën 20:00, megjithatë pritet të fillojë me vonesë.
Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion i ka miratuar më herët këto ndryshime, duke hapur rrugën për shqyrtimin e tyre në Kuvend. Propozimi u miratua me gjashtë vota pro, ndërsa dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër.

