75 Mall Live Search
21:28 / E Enjte, 05 Mars 2026 / H F

Musiu- Kurtit: Prej kujt po tutesh që po mban seancë natën (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovësn nga PDK, Ganimete Musliu në seancën që po mbahet sonte ku dhe po shqyrtohen ndryshimet kushtetuese që lidhen me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të vendit, i është drejtuar me një pyetje Kryeministri Albin Kurti.

“Kisha pas qejf një përgjigje prej Albin Kurtit, prej kujt po tuten që po mbajnë seanca natën. Kish me qenë shumë me rëndësi se po më duket që po tuten fort sa i përketë seancës”, theksoi Musliu, transmeton IndeksOnline.

“Hala s’kam pranuar ftesë për me marrë pjesë në seancë. Nuk kemi marrë askush ftesë siç e përcakton protokolli i Kuvendit.”, shtoi tutje ajo.

Ajo shtoi se kjo seancë nuk është e jashtëzakonshme sepse asgjë e jashtëzakonshme nuk është duke ndodhur. Musliu shtoi se Kurti për dy javë tentoi të krijoj pushtet totalitar në Kosovë.

Në fund, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ia ndaloi fjalën me arsyetimin se doli jashtë rendit të ditës.

Për më shumë ndiqni videon: