Britneyt iu gjeten pilula, rrezikon burgun
Britney Spears raportohet se kishte pilula në posedim, kur u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Sipas TMZ se këto pilula janë në proces testimi dhe rezultatet teorikisht mund të nënkuptojnë burgim.
Burime të njohura me situatën i thanë TMZ se pilulat ishin Adderall, diçka që ajo e mori gjatë qëndrimit të saj të fundit në Meksikë.
Kjo është hera e parë që Britney drejton makinën nën ndikimin e alkoolit dhe zakonisht gjyqtarët nuk urdhërojnë burgim.
Megjithatë, nëse drogat në sistemin e saj përmbajnë nivele të larta narkotikësh, gjyqtarët kanë diskrecionin të urdhërojnë që shkelësi të kalojë kohë pas hekurave.

