Dasma e Selin dhe Gimbos, çfarë komenti bëri gruaja për Mirin?
Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” u shndërrua në një festë të paparë për shkak të dasmës së improvizuar mes Gimbos dhe Selinit, që kurorëzoi dashurinë e tyre në lojë. Por ndërsa çifti ishte në qendër të vëmendjes, syri i publikut u ndal edhe tek një tjetër banor: Miri.
Prej javësh, rrjetet sociale dhe mediat kanë përhapur zëra për një pëlqim të mundshëm të Mirit ndaj Selinës. Gjatë dasmës, qëndrimi i tij i tërhequr, fytyra e ngrysur dhe mungesa e entuziazmit nuk kaluan pa u vënë re, duke ndezur spekulime për xhelozi dhe emocione të fshehura.
Megjithatë, në kulmin e këtyre thashethemeve, ka ardhur një reagim i fuqishëm nga jashtë. Bashkëshortja e Mirit ka vendosur të thyejë heshtjen përmes një postimi në InstaStory, ku ka ndarë një foto të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, të shoqëruar me një dedikim të shkurtër: “Ylli i botës ti”.
Ky postim po interpretohet si një mbështetje e fortë dhe publike për partnerin e saj në një moment delikat, por edhe si një përgjigje indirekte ndaj zërave që aludojnë për ndjenjat e tij ndaj Selinës. Me këtë gjest, ajo duket të dëshmojë se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë është e qëndrueshme dhe nuk lejon që dinamikat brenda lojës të ndikojnë në lidhjen e tyre.


