75 Mall Live Search
23:17 / E Premte, 06 Mars 2026 / MSH1

Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve

Në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka ndarë disa fotografi emocionuese nga dita kur trupat e familjes Jashari u mishëruan me dheun e Kosovës.

Në fotografitë e ndara në rrjete sociale shihet procesi i rivarrimit të anëtarëve të familjes Jashari, shkruan IndeksOnline.

Disa mjekë ligjorë, varret e secilit anëtar, dis aushtarë me uniforma të UÇK-së, tespihet mbi secilin dru të varrit dhe Rifat Jashari që bart një arkivol – janë disa prej momenteve të përjetësuara në fotografi.

Kjo ditë e kobshme për popullin shqiptar u ngulit në kujtesë të përjetshme, duke simbolizuar atdhedashurinë dhe sakrificën për liri.

56 anëtarët e familjes Jashari fillimisht u varrosën në mars të ’98-tës, për tu rivarrosur në Prekazin e lirë, më 2002./IndeksOnline/

May be an image of one or more people and text
May be an image of oil refinery
No photo description available.
No photo description available.
May be an image of wrist watch
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
May be an image of crowd and text