Ndeshja Drita – Prishtina e Re hap xhiron e 23-të të Superligës
Java e 23-të e Superligës së Kosovës, nis sot me ndeshjen Drita – Prishtina e Re.
Kjo përballje zhvillohet nga ora 13:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi, Drita ndan kreun e tabelës bashkë me Ballkanin, ku kanë nga 39 pikë.
Në anën tjetër, Prishtina e Re renditet në vendin e nëntë, me 22 pikë./IndeksOnline/


