Rosenior: Nuk do ta ndërroja Joao Pedron me asnjë futbollist
Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior, ka lavdëruar sulmuesin Joao Pedro, duke e vendosur atë në një nga më të mirët në botë.
Në një deklaratë të fundit, Rosenior u shpreh se nuk do ta ndërronte ylli brazilian me asnjë futbollist tjetër në këtë moment, shkruan IndeksOnline.
“Për të qenë i sinqertë, nuk do ta ndërroja Joao Pedron me asnjë futbollist në këtë moment. Joao ka treguar se është një sulmues i klasit botëror.
Ai është në të njëjtën kategori me lojtarë si Kane, Mbappe dhe Haaland. Për mua, Joao është në atë kategori tani”, ka deklaruar Liam Rosenior.
Deklarata e trajnerit vjen në një periudhë ku Joao Pedro po shkëlqen në performancat e tij këtë sezon.
24-vjeçari është një nga futbollistët kryesor të Chelseas, ku qysh në sezonin e parë, deri më tani ka shënuar plot 20 gola në të gjitha garat./IndeksOnline/

