75 Mall Live Search
10:03 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / F.R

Shkurte Fejza për këngën patriotike “Mora Fjalë“: Sot më dridhej zemra kur e këndoja

Në edicionin e sotëm të “Weekend” në Klan Kosova, këngëtarja Shkurte Fejza ka folur për këngën e saj patriotike “Mora Fjalë”, duke rikujtuar rëndësinë  dhe emocionet personale që ajo sjell.

Ajo shtoi se këngën, e shkruar dhe kompozuar nga Naim Gjoshi, e ka pasur fatin dhe nderin ta këndojë: “Sot në mëngjes herët më dridhej zemra kur e këndoja. Më krijon gjithmonë emocione, nuk i ik dot”.

“Mora Fjalë” ka qenë vazhdimësi e punës sime, që nga fillimi i karrierës sime kam marrë këtë drejtim, për këngët patriotike. Një brez që ka pasur nevojë për frymëzim. Nga këto rrethana jam përcaktuar në këngën patriotike. Pasi u fitua liria, Naim Gjoshi e shkroi dhe kompozoi këngën “mora Fjalë” dhe pata fatin e nderin ta këndojë. Më krijon emocion, sot në mëngjes herët më dridhej zemra kur e këndoja. E kam gjithmonë emocion, nuk i iku dot”, tha Fejza.

Shkurte Fejza gjithashtu theksoi se përkushtimi dhe sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës ka qenë burim krenarie dhe shprese për të gjithë.

“Është një ndjenjë e vështirë, por sigurisht se bashkë më vështirësinë dhe dhimbjen kemi edhe krenarinë, që vet ngjarja ka qenë që të ka dhënë shpresë, dhe krenari që dikush është në gjendje për lirinë e Kosovës me sakirifkua gjithë familjen. Kemi qenë krenarë dhe kemi besuar se ajo liri do të vjen”, tha Fejza