75 Mall Live Search
11:10 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / F.R

Çifti i famshëm bën shfaqjen e parë publike së bashku pas më shumë se një dekade, Eva Mendes surprizohet për ditëlindje nga Ryan Gosling

Aktorët e njohur të Hollywood-it, Eva Mendes dhe Ryan Gosling bënë shfaqjen e tyre të parë zyrtare në publik pas më shumë se një dekade kur Gosling e surprizoi partneren e tij për ditëlindjen e saj të 52-të gjatë xhirimeve të “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Aktori i filmit “Barbie” solli Mendesin në skenë në mënyrë që audienca e pranishme të mund të këndonte këngën e ditëlindjes.

Mendes duket e habitur nga surpriza dhe mbajti një fjalim të improvizuar, duke thënë:

Ju kemi shumë borxh juve, dhe ju jeni kaq pak të paguar!”, u shpreh Mendes e habitur nga surpriza.

Çifti Mendes-Gosling u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të thrillerit “The Place Beyond the Pines” në vitin 2011 dhe tani kanë dy vajza. Pavarësisht statusit të tyre si yje të Hollivudit, ata kanë mbajtur marrëdhënien dhe jetën familjare kryesisht larg syrit të publikut. Madje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar të vitit 2024, Gosling shoqërohej në tapetin e kuq nga familja e tij, ndërsa Mendes qëndroi prapa skenës.