Fjalë zemre nga Beatrix për Albanin në ditën e tij të veçantë
Këngëtari i njohur Alban Ramosaj po feston sot një moment të rëndësishëm në jetën e tij – 30-vjetorin e lindjes, transmeton Indeksonline.
Në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet nga familjarët dhe miqtë, ndërsa një nga më të ndjerat erdhi nga motra e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Ajo ndau me ndjekësit në Instagram disa momente të përbashkëta me Albanin, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për vëllain e saj. Në një fotografi ku të dy shfaqen duke qeshur, Beatrix i dedikoi disa fjalë shumë emocionale.
“Gëzuar ditëlindjen drita e jetës sime. Mirë se vjen në klubin e të 30-ave… dekada ku jeta fillon vërtet!!!”, shkroi ajo.
Në të njëjtën fotografi, artistja shtoi edhe një tjetër mesazh prekës për të vëllain: “Kaq krenare për burrin që je bërë. Jeta jem.”
Urimi i saj u prit me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët gjithashtu iu bashkuan festës virtuale për ditëlindjen e Albanit.

