75 Mall Live Search
13:30 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Prix në Austri

Laura Fazliu ka arritur në gjysmëfinale të Grand Prixit në Austri 2026, duke qenë një hap larg sigurimit të medaljes.

Xhudistja kosovare kaloi me sukse dy përballjet e deritanishme, shkruan IndeksOnline.

Në raundin e parë, Fazliu ishte e lirë, në raundin e dytë fitoi ndaj sllovenes, Leila Mazouzi, ndërsa në çerekfinale e mposhti me IPPON xhudsten nga Kroacia, Nina Cvjetko.

Në gjysmëfinale, Laura Fazliu do të përballet me xhudisten gjermane, Sara-Joy Bauer./IndeksOnline/