75 Mall Live Search
19:07 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / MSH1

Trump: Kemi rrëzuar 42 anije të marinës iraniane, brenda tri ditësh

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për luftën e Iranit gjatë një samiti në Miami. Ai tha se SHBA-ja shkatërroi 42 anije detare iraniane në tre ditët e fundit.

“Ky ishte fundi i marinës, ne shkatërruam forcën e tyre ajrore, ne shkatërruam komunikimet e tyre”, shtoi ai.

Më herët këtë javë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se një anije luftarake iraniane u fundos.

Nga ana tjetër, Britania e Madhe po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme.

Marina Mbretërore po rrit gatishmërinë e anijes luftarake, HMS Prince of Wales, në mënyrë që ajo të jetë e përgatitur për dislokim brenda pesë ditësh. Ministria e Mbrojtjes theksoi se transportuesi ajror është tashmë në një “gatishmëri shumë të lartë” prej 10 ditësh, e cila tani po reduktohet në pesë ditë.