75 Mall Live Search
19:40 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / L A

Griezmann qëndron te Atletico, e thotë drejtori sportiv

Antoine Griezmann mund të qëndrojë megjithatë te Atletico Madridi.

Kështu thotë drejtori sportiv i “Los Colchoneros”, Mateu Alemany teksa francezi lidhet me një largim të dytë nga kryeqyteti spanjoll.

“Antoine Griezmann nuk do t’i bashkohet Orlando City , ai do të qëndrojë te Atlético Madrid. Ai qëndron me ne”, shprehet Alemany.

Griezmann, u lidh me një lëvizje në MLS te skuadra e Orlando Cityt që tani, por tani fokusi i skuadrës amerikane do të zhvendoset gjatë afatit të verës./IndeksOnline/