75 Mall Live Search
08:35 / E Diele, 08 Mars 2026 / B XH

Mosmarrëveshja në trafik në Kamenicë përfundoi me therjen e një personi

Policia njofton se të shtunën një mosmarrëveshje në trafik në Shipashnicë të Kamenicës ka përfunduar me therje me thikë të një personi.

I dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një thikë.

Më pas është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ Shipashnicë e Epërme, Kamenicë/07.03.2026-09:40. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka sulmuar me mjet të prehtë-thikë viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.