Tre persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Leposaviq nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Sipas policisë, ata dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë me dy automjete.
Në vetura janë gjetur produkte ushqimore dhe higjienike, të cilat janë dërguar në doganë për verifikim.
Rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

