75 Mall Live Search
09:40 / E Diele, 08 Mars 2026 / L A

Derbi i madh italian, Milani synon fitoren e dytë të sezonit ndaj Interit

Sonte zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë italian.

“Derbi della Madonnina”, vë përballë Milanin dhe Interin në një ndeshje që premton të dhurojë spektakël si çdo herë.

Në të gjitha përballjet mes tyre, është Interi që ka më së shumti fitore me 91 të tilla, Milani me 83 të tilla si dhe 71 ndeshje u mbyllën me barazime.

Ndeshjen e fundit, Milani doli fitimtarë me rezultat 0-1 teksa Interi nuk ka arritur fitore që nga prilli i vitit 2024.

Ndeshja luhet në stadiumin ikonik “San Siro”, në orën 20:45./IndeksOnline/