Haradinaj: Nëse Kurti nuk e demanton, kjo është më shumë se tradhti kombëtare
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklarimeve lidhur me çështjen e transferimit të 24 hektarëve tokë për Manastiri i Deçanit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shpërndarë një deklaratë të ministrit Nenad Rashqi ku thuhet se kryeministri Albin Kurti kishte vendosur që kjo tokë t’i transferohej manastirit.
Haradinaj ka shkruar se nëse kjo deklaratë nuk demantohet nga kryeministri Kurti, atëherë, sipas tij, kjo përbën “më shumë se tradhti kombëtare”.
“Nëse Kurti nuk e demanton, kjo përbën më shumë se tradhti kombëtare”, ka shkruar Haradinaj./IndeksOnline/

