E filloi sherrin, por e pësoi keq / Kjo është gjendja e portierit Everson
Skaudra e Cruzeiro ka shënuar fitore në finalen e play-offit “Mineiro” ndaj Ateltico-MG me shifrat minimale 1:0.
Por kjo ndeshje nuk u mbyll siç i ka hije, pasi futbollistët e dy skuadrave filluan një përleshje të çmendur në fushë, shkruan Indeksonline
Grushte, shqelma dhe gjithçka tjetër pati në momentin e fundit të ndeshjes.
Të gjithë këtë sherr e filloi portieri, Everson – i cili filloi të godiste lojtarin kundërshtar.
Megjithatë, ishte po ai që e pësoi më së keqti gjatë këtij sherri.
Everson u godit disa herë nga futbollistët kundërshtarë. Madje një herë ra në shtyllë dhe mori shqelma fytyrës.
Pamjet e fundit që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet gjendja e portierit brazilian – i cili duket se ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.
Gjyqtari për çudi nuk ndëshkoi askënd me karton të kuq apo të verdhë, ndoshta këtë rast e la për Federatën e Brazilit – e cila pritet të jep dënime të mëdha për dy skuadrat./Indeksonline/

