Pati shumë martesa, por vetëm njëra e paska “shkatërruar” JLo-në
Jennifer Lopez ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj private, duke kujtuar divorcin nga këngëtari Marc Anthony në vitin 2014, të cilin e ka përshkruar si një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.


Gjatë një prej koncerteve të fundit të rezidencës së saj në Las Vegas, artistja foli hapur me publikun për atë periudhë. Në një video të publikuar nga një fans në rrjetet sociale, ajo fillimisht bëri shaka:
“Pas divorcit tim të tretë, pikërisht atëherë fillova të bëhem shumë e mirë në këtë punë”. Por më pas u bë serioze duke shtuar: “Në fakt ishte një kohë shumë e vështirë”.

Këngëtarja tregoi se në atë periudhë ishte pranë momentit për të hequr dorë nga gjithçka.
“Isha vërtet gati të dorëzohesha. Isha një nënë e vetme me dy binjakë 3-vjeçarë”, tha ajo.
Lopez dhe Anthony kanë dy fëmijë së bashku, binjakët Emme dhe Max, të cilët sot janë 18 vjeç.

Artistja tregoi se në atë periudhë të vështirë iu drejtua mentores së saj, autores motivuese Louise Hay, për këshilla. Sipas Lopezit, ajo e pyeti se nëse do të ishte balerinë çfarë duhet të bënte kur gabonte hapat gjatë një kërcimi.
“Unë i thashë që vazhdoj të provoj derisa t’i bëj hapat siç duhet”, kujtoi Lopez. “Dhe ajo më tha: ‘Kjo është, Jennifer. Vazhdo gjithmonë të kërcesh.’”
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ishin të martuar nga viti 2004 deri në vitin 2014, kur divorci i tyre u finalizua.

Para Anthony-t, këngëtarja ka qenë e martuar me Ojani Noa nga viti 1997 deri në 1998 dhe me Cris Judd nga viti 2001 deri në 2003. Më pas ajo u martua me aktorin Ben Affleck në vitin 2022, por martesa e tyre përfundoi me divorc në vitin 2025.

