75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 09 Mars 2026 / Z S

Rashiq thotë se kishte gabuar me deklaratën për manastirin e Deçanit

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jepte manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

Ai ka thënë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

‘’Gjatë një paraqitjeje në podkastin e Radio Gorazhdecit, kam deklaruar se gjatë marrjes së vendimit për kthimin e tokës manastirit të Deçanit, kryeministri Kurti më ka thënë: “Këtë e kemi bërë për ty”. Kjo deklaratë imja nuk ishte plotësisht e saktë, pasi e kam ngatërruar këtë fjali me një bisedë që kishte ndodhur më herët, gjatë miratimit të vizitës së patriarkut serb, kur kjo fjali ishte thënë. Gabimi im ka qenë i paqëllimshëm dhe ky ngatërrim i ngjarjeve ka ndodhur për shkak se kanë kaluar disa vjet që nga ajo kohë. Kërkoj falje nëse deklarata ime ka krijuar konfuzion’’, është shprehur Rashiq.

Menjëherë pas deklaratës së Rashiqit pati shumë reagime publike./Indeksonline/