75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 09 Mars 2026 / AR

Nuk humb kohë, Rita Ora shfaqet në palestër menjëherë pas fluturimit të gjatë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me fansat një moment nga rutina e saj e përditshme, duke treguar se edhe pas një udhëtimi të gjatë nuk heq dorë nga stërvitja.

Në një “story” në Instagram, ajo publikoi një foto nga palestra, ku shihet duke bërë një selfie e ulur mbi një tapet stërvitjeje, e rrethuar nga pajisje fitnesi, shkruan Indeksonline.

 Në mbishkrimin e postimit, artistja shkruan se ka udhëtuar nga Melbourne drejt Frankfurt në Germany dhe ka shkuar “direkt në palestër”.

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe emoji, duke vlerësuar përkushtimin e saj ndaj stilit të shëndetshëm të jetesës dhe disiplinës në fitnes./Indeksonline/