Arrestohet një person që tentoi të kontrabandonte mbi 500 litra naftë nga Kosova në Shqipëri
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës.
Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova./Indeksonline/

