Gjilani synon Europën, fiton në Ferizaj
Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në javën e 23-të në Superligë ndaj Ferizaj.
Mysafirët fituan 1:2 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, shkruan Indeksonline
Golat për fanellën “bardhekuq” i shënuan: Armend Thaqi dhe Senad Jarovic.
Kurse të vemtin për vendasit e shënoi Oguns.
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Ferizaj mbetet me 23 pikë në zonën e play-offit./Indeksonline/

