Pridon Sadriu e quan dorëheqjen e Avdylit si akt i rrallë integriteti dhe guximi politik
Zotëriu i parë Prindon Sadriu, ka shpërndarë në Facebook shkrimin e Haxhi Avdylit, i cili dha dorëheqje nga partia GUXO, pas linçimeve e kërcënimeve ndaj Presidentes Vjosa Osmani.
Sipas Sadriut, dehumanizimi, linçimi e kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit, kanë kaluar çdo kufi dhe se heshtja nuk është neutralitet sipas tij, por bashkëfajësi.
Madje ai e ka quajtur këtë akt si të rallë integriteti dhe guximi politik.
Postimi i plotë:
Kjo dorëheqje e Dr. Haxhiut, deputet në disa mandate, është një akt i rrallë integriteti dhe GUXIMI politik në një kohë kur debati publik po helmohet nga linçimi, shpifjet dhe madje thirrjet për “pushkatim” të Presidentes. Kur politika bie në këtë nivel, heshtja nuk është neutralitet, por bashkëfajësi.
Demokracia nuk mbrohet me linçime, kërcënime, thirrje për dhunë dhe dehumanizim të kundërshtarit; ajo mbrohet nga ata që kanë guximin të thonë MJAFT MË kur kalohet çdo kufi i njerëzores dhe i politikës.
Në një Kosovë të lirë, askush nuk duhet të heshtë përballë gjuhës së dhunës. Sot është Presidentja; nesër mund të jetë kushdo tjetër cak i thirrjeve për “pushkatim” dhe i këtij dehumanizimi të rrezikshëm.

