75 Mall Live Search
18:40 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Sallahu: Dekreti i Osmanit antikushtetues, masa e Gjykatës ndalon pasoja juridike

Ish-ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas Sallahut, dekreti i Osmanit është antikushtetues dhe masa e Gjykatës ndalon që ai të prodhojë pasoja juridike ose të përmbysë rendin kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë masë të përkohshme. Kjo e ndalon që dekreti antikushtetues të prodhojë pasoja juridike. Për më tepër, kjo e ndalon përmbysjen e rendit kushtetues. Prandaj, zgjedhje do të ketë vetëm kur e thotë Kushtetuta…!”, ka shkruar Sallahu në Facebook.