Flick flet për raportet e tij me Xavin
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur së fundmi në konferencën për shtyp.
Skuadra e tij e zhvillon ndeshjen e parë të 1/8-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Newcastles, ku do të synojnë fitoren e dytë në “St.James Park”.
Flick, u pyet edhe për raportet me paraardhësin e tij te Barcelona, Xavi Hernandez.
“Jemi kolegë, kemi një marrëdhënie të mirë. E kam vizituar, jemi parë me njëri-tjetrin, por është një çështje private. E di të vërtetën dhe do ta mbaj për vete. Nuk do ta zbuloj këtu”, deklaroi Flick.
Ndeshja luhet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/

