75 Mall Live Search
21:39 / E Hënë, 09 Mars 2026 / L A

Në top formë në Rusi, Veldini që i la të gjithë për Kosovën

Veldin Hoxha po kalon në një superformë në Rusi.

Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazanit si dhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

Në faqen e klubit rus në “Instagram”, ata publikuan një foto nga ndeshja e tij më e fundit ndaj Krasnodarit, ku bëri një pasim me anë të thembrës.

Kujtojmë se Veldini kishte lënë kombëtare të forta siç ishte Kroacia dhe Bosnia për t’ju bashkuar Kosovës, duke mos harruar asnjëherë rrënjët e veta.

Këtë sezon ai ka 26 paraqitje në kampionatin rus, duke shënuar 3 gola./IndeksOnline/