75 Mall Live Search
23:35 / E Hënë, 09 Mars 2026 / L A

Rodrygo do t’i nënshtrohet një operacioni nesër

Ylli i Real Madridit, Rodrygo ka pësuar një lëndim të ri.

Që në rikthimin e tij ndaj Getafes, ai u lëndua përsëri duke këputur ligamentet, që nënkupton se sezoni i tij ka përfunduar.

Ai do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror që zhvillohet këtë verë.

Rodrygo, për këtë lëndim do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë ditës së nesërme, me rikthimin e tij që pritet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai këtë sezon e mbyll me 27 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe 6 asistime./IndeksOnline/