75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Skandal në Meksikë: Gazetari përdor gabimisht emrin e Diogo Jotas, shkroi se do jetë gati për ndeshjen miqësore!?

Një situatë e pakëndshme ka shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të një artikulli nga gazetari meksikan, Edgar Valero nga “El Heraldo”.

Artikulli trajtonte skuadrën potenciale të Portugalisë për miqësoren ndaj Meksikës dhe përmendte se Portugalia mund të vlerësojë rikthimin e Diogo Jotës, ndërkohë që Cristiano Ronaldo mund të mungoj, shkruan Indeksonline

Problemi është se Diogo Jota, sulmuesi i njohur portugez, ndëroi jetë tragjikisht vitin e kaluar, duke bërë që përdorimi i emrit të tij në artikull të ishte një gabim i madh faktik.

Në vend që të publikonte një korrigjim ose të kërkonte falje, Valero reagoi në X (ish-Twitter) me një koment që shkaktoi polemika:
“Faleminderit për pëlqimet dhe ripostimet. Po planifikoja ta intervistoja Jotën, por ai vdiq, djall… Çfarë mund të bëjmë… Herën tjetër do të sigurohem që tipi të jetë me të vërtetë gjallë. Dhe unë do të jem më gjallë ndërkohë që shkruaj!”

Reagimet nuk vonuan. Fansat e Portugalisë dhe të Liverpoolit kërkojnë masa disiplinore ose shkarkimin e gazetarit, ndërsa postimi nuk është fshirë ende. Edhe tifozët dhe gazetarët meksikanë shprehën zemërimin e tyre për tonin dhe përdorimin e papërshtatshëm të emrit të lojtarit./Indeksonline/