75 Mall Live Search
10:35 / E Martë, 10 Mars 2026 / OSH

Arrestohet në Gjermani serbi i shumëkërkuar për 12 tonë kokainë

Një shtetas serb u arrestua në qytetin gjerman Ratingen me dyshimin për pjesëmarrje në kontrabandën e organizuar të 12 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 100 milionë euro.

I arrestuari dyshohet se është kreu i një grupi të krimit të organizuar dhe është një nga bosët më të fuqishëm të drogës , me origjinë nga Serbia – raportojnë mediat gjermane.

Sipas zyrës së prokurorit publik në Düsseldorf, hetuesit deshifruan të ashtuquajturat biseda kripto, ose mesazhe nga një aplikacion komunikimi i mbrojtur i kriminelëve të dyshuar.

Identitetet e katër të dyshuarve mbeten të panjohura për hetuesit. Mallra luksoze me vlerë 800,000 euro iu sekuestruan burrit të arrestuar, përfshirë dy Lamborghini dhe piktura – shkruajnë mediat lokale, duke shtuar se dyshohet se vila në Ratingen nuk ishte objektivi i vetëm i kontrollit./Indeksonline/