Transformim i papritur, Bia Khalifa bën ndryshim drastik në pamje
Ish-banorja dhe krijuesja e përmbajtjes për të rritur, Bia Khalifa, ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të ri në pamjen e saj.
Ajo ka vendosur të ndryshojë stilin duke i ngjyrosur flokët në ngjyrë të bardhë, duke sjellë një look krejtësisht ndryshe nga ai që fansat janë mësuar të shohin, shkruan Indeksonline.
Ky transformim i ri duket se është pjesë e një faze të re në imazhin publik të saj, pasi Bia Khalifa shpesh eksperimenton me pamjen dhe stilin për të mbajtur interesin e publikut dhe fansave të saj në rrjetet sociale.
Ndryshe, ajo po vazhdon të qëndrojë në Kosovë edhe pasi përfundoi “Bigu” duke ruajtur miqësinë me disa nga ish-banorët./Indeksonline/

