75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 10 Mars 2026 / A

Bizneset në Kosovë ftohen të marrin pjesë në anketën e rëndësishme ekonomike të Odës Gjermano-Kosovare

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka ftuar kompanitë vendore që të marrin pjesë në anketën vjetore lidhur me situatën ekonomike dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Kjo anketë realizohet çdo vit dhe përfshin anëtarët e Odave të Jashtme Ekonomike Gjermane nga rreth 16 shtete të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Sondazhi vjetor i Odave Ekonomike Gjermane konsiderohet si një nga barometrat më të rëndësishëm për matjen e situatës ekonomike dhe pritjeve të kompanive, duke përfshirë vende si: Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Kroaci, Letoni, Lituani, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Republikë Çeke dhe Hungari.

Rezultatet e këtij anketimi janë pjesë e një sondazhi ekonomik transnacional, i cili realizohet nga Odat Ekonomike Gjermane në rajon dhe ofron një pasqyrë të detajuar të gjendjes ekonomike, si dhe mundëson krahasimin e kushteve për investim në këto vende.

Nga OEGJK bëhet e ditur se të gjitha të dhënat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, ndërsa rezultatet do të publikohen në formë anonime

KLIKO KETU