Therja me thikë në Kaçanik, arrestohen edhe dy persona
Në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin e ndodhur më 09.03.2026 në Kaçanik, hetuesit policorë kanë realizuar veprime intensive hetimore, me ç’rast janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
Të dyshuarit janë: H.K. (24 vjeç) dhe E.K. (17 vjeç).
Pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, i dyshuari i mitur E.K. është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Kanosja”.
I lënduari SH.K (21 vjeç), pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën.

