Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Olivier Guérot.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj në zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit tonë” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

