11 fshatra të Klinës deri nesër pa ujë, kjo është arsyeja
Në 11 fshatra të Klinës, deri nesër, nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes.
Kjo për shkak të punimeve të përgjithshme që do të bëhen në rezervarë, transmeton IndeksOnline.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, fshatrat që do të mbesin pa ujë janë: Pograxhë, Jashanicë, Shtupel, Kerrnicë, Dush, Gjurgjevik i Madh, Ujmire, Shtaricë, Siqevë, Dollc dhe Dresnik.
“Planifikohet që punimet të përfundojnë nesër deri në mesditë” thuhet në njoftim.
ky është njoftimi i plotë:
Njësia Operative-Klinë
Punime gjenerale në Rezervarë, disa fshatra të Klinës, deri nesër pa ujë
Për shkak të punimeve për pastrim në rezervarin e Pograxhës, pa furnizim me ujë do të mbesin të gjitha fshatra që furnizohen nga ky rezervuar, përfshirë: Pograxhë, Jashanicë, Shtupel, Kerrnicë, Dush, Gjurgjevik i Madh, Ujmire, Shtaricë, Siqevë, Dollc dhe Dresnik.
Planifikohet që punimet të përfundojnë nesër deri në mesditë.
Me mirëkuptim:
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

