A e ëndërron Topin e Artë? Olise jep një përgjigjje surprizë
Futbollisti i Bayern Munich, Michael Olise, ka dhënë një përgjigje të i surprizuese kur është pyetur nëse ëndërron të fitojë Topin e Artë.
Mesfushori francez deklaroi se aktualisht nuk është i përqendruar te çmimet individuale, por te objektivat e skuadrës dhe pjesa e mbetur e sezonit, shkruan IndeksOnline.
“Të jem i sinqertë, nuk është fokusi im tani. Është mirë ta dëgjosh, por ende kam gjysmën e sezonit për të luajtur. Jam i përqendruar te skuadra dhe te titujt e skuadrës tani,” deklaroi Olise.
Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje, pasi shumë lojtarë pranojnë se ëndërrojnë të fitojnë çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Por, Olise tregoi se është nga ata futbollistë që qendrojnë me këmbë në tokë, duke vendosur përpara performancën e ekipin para suksesit së tij personal.
24-vjeçari po kalon një sezon fantastik me Bayernin, duke shënuar 15 gola dhe ka bërë 22 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/

