“A bon hiq mos me i editu?”, Fifi habit rrjetin, publikon foto pa filtera
Këngëtarja e njohur Fifi ka ndarë së fundmi disa fotografi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave me një mesazh të sinqertë.
Në postimin e saj, ajo shkruan:
“A bon hiq mos me i editu qeto foto e video? Po more qysh s’bon hajde pra i nxjerrim fotot qysh jemiv, përcjell Indeksonline.
Me këtë mesazh, artistja duket se po promovon natyralitetin dhe pranimin e vetes pa filtra apo editime të tepërta, duke marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit që e kanë përgëzuar për thjeshtësinë dhe autenticitetin e saj.
Fotot janë komentuar gjerësisht në rrjet, ku shumë fansa kanë vlerësuar guximin e saj për të treguar veten ashtu siç është./Indeksonline/

