75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / G T

Çfarë veprimi, Gabriel tregon pse është mbrojtës… e ndal topin me fytyrë

Një moment i jashtëzakonshëm sakrifice u pa në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Arsenal në UEFA Champions League.

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, tregoi guxim të madh në një aksion defensiv kur topi po vinte me shpejtësi drejt tij, shkruan Indeksonline

Në vend që të shmangej, braziliani qëndroi në vend, pa u tërhequr dhe pa e ulur kokën, duke lejuar që topi të përplasej drejtpërdrejt në fytyrën e tij për të ndalur aksionin e kundërshtarit./Indeksonline/