75 Mall Live Search
19:33 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / G T

Zyrtare: Shpendi vazhdon me klubin nga Italia

Klubi italian, Empoli ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar Stiven Shpendi për zgjatjen e kontratës së tij deri më 30 qershor 2029.

Në njoftimin e publikuar nga klubi, Empoli konfirmoi besimin e madh që ka te talenti i ri, duke e lidhur atë me klubin për një periudhë afatgjatë, shkruan Indeksonline

Ky rinovim konsiderohet një hap i rëndësishëm si për lojtarin, ashtu edhe për projektin e klubit italian.

Shpendi, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues shqiptarë, ka bërë progres të vazhdueshëm në karrierën e tij dhe Empoli duket se dëshiron ta ketë pjesë kyçe të së ardhmes së skuadrës.

Me këtë marrëveshje të re, sulmuesi do të mbetet pjesë e Empolit të paktën deri në verën e vitit 2029./Indeksonline/