Arrestohet shtetasi turk në Lipjan, shpërndante materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shkarkuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 11 mars 2026 rreth orës 13:20. I dyshuari mashkull është arrestuar pasi që dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë materiale të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin seksual të fëmijëve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lipjan/11.03.2026-113:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës..

